Ministrja e Drejtësisë, në detyrë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në qeveri është proceduar projekt-rregullorja për’ Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore’.
Në rrjetin social Facebook, ministrja Haxhiu bëri të ditur se pas fondit emergjent për viktimat, sot është proceduar në Qeveri, projekt-rregullorja për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
“Mekanizmi Koordinues Lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, si dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale, shëndetësore, organeve të rendit, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë relevant për sigurimin e mbrojtjes, ofrimin e mbështetjes dhe ndihmën për riintegrimin e viktimave në shoqëri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.