Haxhiu: Gjermania e ka privilegjuar Serbinë dhe ka anashkaluar Kosovën

Publicisti, Baton Haxhiu ka thënë se Gjermania është ajo që ka anashkaluar Kosovën dhe ka privilegjuar Serbinë, ndërsa në Kosovë është duke e shkatërruar mjekësinë, pasi po marrë mjekët e kualifikuar dhe nuk është duke bërë investime që Kosova t’i funksionaliojë kapacitet e saj. Gjithashtu, ai ka thënë se Ballkani e Hapur ka lindur pas vdekjes së procesit të Berlinit dhe kjo do t’i bënte Shqiptarët e Bashkuar

Baton Haxhiu në Debat Plus

Çfarë sherri i ka bërë Gjermania Kosovës, sipas Haxhiut?

Publicisti Baton Haxhiu, ka detektuar se kush ka qenë shkaktari më i madh që i ka bërë dëme Kosovës, sipas tij, kishte qenë ish-Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila i ka bërë dëme duke e privilegjuar Serbinë në raport me Kosovën, ku këtë të fundit e ka anashkaluar tërësisht.

Sipas Haxhiut, Gjermania vazhdimisht është duke e dëmtuar Kosovën, më qasje raciste pasi vetëm punëtorët e kualifikuar është duke i marrë edhe rininë, ndërsa për të tjerët ka regjim të vizave.

“Ajo me këtë qasje është duke dëmtuar mjekësinë pasi po i merr mjekët, po t’i dëmton resurset, dhe nuk është duke investuar asgjë në Kosovë që kapacitetet të funksonalizohen. Kjo tregon se Gjermania ka qenë dashakeqëse, kjo është më e pakta që mund të themi”, ka thënë Haxhiu në Debat Plus.

Tutje Haxhiu ka thënë se jeta e procesit të Berlinit ka vdekur në Berlin kur Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte refuzuar që ta pezullonte taksën 100 për qind për produktet nga Serbia.

Ai më tej ka treguar se pas vdekjes se procesit të Berlinit kishte lindur ideja e Ballkanit të Hapur.

Haxhiu ka ngritur një pyetje pse duhet të frikësohemi nga Ballkani i Hapur, duke shtuar se “kur ne mund të funksionojmë si 7 milionë shqiptarë të bashkuar në një hapësirë ekonomike të lirë e politike dhe nëse jemi aq të zellshëm e patriotë të funksionojmë e ta bëjmë atë që duhet”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika