Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar gjyqtarët dhe stafin mbështetës që do të punojnë në Gjykatën Komerciale, të cilër i ka porositur që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi gjithmonë në pajtimi me ligjin.
Tutje, Haxhiu ka rikujtuar se para një vjeti Qeveria Kurti 2 procedoi në Kuvend ligjin që themelonte Gjykatën Komerciale.
“Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, ka shkruar Facebook Haxhiu.
Sipas saj, Gjykata Komerciale është funksionalizuar jashtë parashkimeve që disa kishin se ajo nuk mund të funksionaizohej para 5 vjetësh.
Ndërkohë, ajo ka falënderuar deputetët për mbështetjen, Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale, gjithashtu edhe programin e USAID për drejtësi komerciale.
Gjykata Komerciale pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike.