Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë kërkesat brenda dy muajve sipas ligjit, por e njëjta sipas Haxhiut po i vonon vendimet deri në një vit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është duke penguar jetësimin e reformave nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e këtij dikasteri deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë kërkesat brenda dy muajve sipas ligjit, por e njëjta sipas Haxhiut po i vonon vendimet deri në një vit.

“Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave. Fakti që ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë se gjykata duhet t’i trajtojë kërkesat e Kuvendit për dy muaj dhe ne po presim një vit dhe kjo po që përbën problem”, tha Haxhiu.

Ajo thekson se ende nuk ka aktgjykim të plotë për Ligjin për Vettingun apo për Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.

“Ende nuk kemi aktgjykimin e plotë për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Byroja për konfiskim të pasurisë nuk ka ende vendim që 10 muaj. Kam shpreh mendimet e mia se si po vepron gjykata, institucionet kanë përgjegjësi dhe kryesorja është të ju shërbejmë qytetarëve. Nuk duhet ta marrim dikën me të mirë të marrë një vendim të mirë”, shtoi ministrja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika