Haxhiu: Gjykatat dhe prokuroritë në veri janë duke funksionuar normalisht

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pavarësisht dorëheqjeve të gjyqtarëve e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës, gjykatat dhe prokuroritë në veri të Kosovës janë duke funksionuar normalisht dhe se qytetarët janë duke i marrë shërbimet e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se gjykatat dhe prokuroritë në veri të Kosovës janë duke funksionuar normalisht, pavarësisht dorëheqjeve të gjyqtarëve e prokurorëve serbë.

Ajo ka thënë se këto dorëheqje janë dirigjuar nga Beogradi dhe se kërcënimet që po i bën “presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë evidente”.

“Institucionet në veri të vendit përfshirë edhe prokuroria, edhe gjykatat janë duke funksionuar, pra po vijojnë punën, në anën tjetër qytetarët po i marrin shërbimet e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se ata gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë duke u dorëhequr, nuk mund të kthehen më në punë.

“Mendimi ynë është që personat që japin dorëheqje nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë”.

Sipas saj, sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe se “sundimi i ligjit garanton paqen dhe sigurinë, nuk është një zgjidhje por është detyrim institucional”.

Ndër të tjera, ministrja Haxhiu ka thënë se Kosova ka një pozicion të fuqishëm në bisedimet me Serbinë, pozicion të cilin ajo e ka quajtur të dinjitetshëm.

“Kosova ka një pozicion të fuqishëm në këtë drejtim në negociata me Serbinë, ky pozicion është i dinjitetshëm, Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, as të referendumit”.

Sipas Haxhiut, pozicioni i Kosovës në dialog me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më dinjitoz, sepse sipas saj qasja që e kanë pasur qeveritë e kaluara në këtë proces ka paraqitur probleme edhe për qeverinë e tanishme.

“Fatkeqësisht, jo vetëm marrëveshjet e nënshkruara, por edhe qasja që e kanë pasur qeveritë e kaluara tani paraqet problem edhe për ne, sepse i kanë mësuar keq, çdo gjë që ka thënë Serbia dhe Beogradi ata kanë thënë po. Është sfidë derisa ne ta kemi shtrirjen e sundimit të ligjit në secilin cep të vendit”.

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika