Haxhiu i del në mbrojtje Kusari-Lilës, thotë se opozita po mundohet ta kamuflojë dështimin për zgjedhje

Pas kërkesës së opozitës për hetimin e Kusari-Lilës në lidhje me bisedën telefonike me Milan Radojçiqin, Haxhiu ka thënë se është përpjekje e tyre për tërheqjen e vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

FOTO:EO

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës pas publikimit të një audio-incizimi ku ajo dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiqin.

Pas kërkesës së opozitës për hetimin e Kusari-Lilës, Haxhiu ka thënë se është përpjekje e tyre për tërheqjen e vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ajo ka kritikuar opozitën për mosdakordim rreth mënyrës për të shkuar në zgjedhje.

“Një opozitë që një terrorist qe ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtar t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzoj terroristet, jo vetëm Radojiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”, u shpreh Haxhiu, raporton EO.

Ka edhe biseda të tjera mes Kusari-Lilës e Radojçiqit, thotë Simiq

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika