Haxhiu: I dyshuari që kishte tentuar ta dhunojë një 14-vjeçare, vazhdon të jetë i lirë

Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur një rast, ku dyshohet që një burrë ka tentuar të dhunojë një vajzë 14 vjeçare në dhjetor të vitit 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se ditën e hënë të 5 shtatorit një burrë e ka njoftuar në ministrinë që ajo udhëheq se në dhjetor të vitit 2021, ka pasur një tentim për dhunimin e vajzës së tij 14 vjeçare.

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiut

Ajo ka shtuar se emri i personit të dyshuar për këtë vepër dihet, dhe ai nuk është dënuar dhe vazhdon të jetë i lirë.

“Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lire”, ka shtuar Haxhiu.

Ky raportim vjen në vazhdën e shumë raportimeve të tjera që po ndodhin si pasojë e rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë, për të cilin rast është organizuar një protestë në Prishtinë të mërkurën e 31 gushtit nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika