Haxhiu i PDK-së kërkon hetim parlamentar për procesin subvencionimit të teksteve shkollore

Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, ka kërkuar krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar procesin e subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë (MASHT). Ai ka akuzuar ministrinë, në veçanti ministren Arbërie Nagavci dhe zëvendësin e saj Taulant Kelmendin, për manipulim dhe abuzim me tekstet shkollore. Haxhiu ka theksuar se shpenzimet për blerjen e teksteve shkollore janë dyfishuar gjatë qeverisjes së MASHT-it nga Nagavci dhe se disa prej subvencionimeve kanë përfunduar në llogari bankare jashtë vendit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar themelimin e një Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë (MASHT).

Ai ka akuzuar ministren Arbërie Nagavci dhe zëvendësin e saj, Taulant Kelmendin, për manipulim dhe abuzim me tekstet shkollore.

“Eksperti i punësimeve familjare në Universitetin publik a mund të na japë një pasqyre veç e veç për çdo vit ka sa milionë janë shpenzuar, edhe komisionin hetimore ka me na zbardhë më së miri këtë manipulim me tekste shkollore… Pra, respektivisht qeverisja së MASHTI-it nga ministrja Nagavci janë dyfishuar shpenzimet për blerjen e teksteve shkollore.

Prandaj, hetimi i procesit të subvencionit që u aplikua në këtë vit shkollore është i domosdoshëm. Në media ka pasur publike që disa prej këtyre subvencionimeve kanë përfunduar edhe në llogaritë bankare jashtë vendit. Nëse ka pasur subvencionim për tekstet shkollore brenda RKS-së për nxënësit që mbajnë mësim në shkolla tona, si kanë arritur që mjete financiare nga subvencionimi të përfundojnë në llogari bankare jashtë RKS-së”, ka thënë Haxhiu në seancë plenare të Kuvendit.

Themelimin e këtij komisioni e ka cilësuar si të nevojshëm Haxhiu për t’i zbardhur keqpërdorimet brenda MASHTI-it, në lidhje me procesin e subvencionimit.

“Pra, për të siguruar që do të duhet të ketë një hetim parlamentar mjaftojnë këto fakte e shumë të tjera që nuk mund t’i përmbledh brenda 10 minutash.

Prandaj, konsiderojmë që është më se e nevojshme themelimi i këtij komisioni parlamentar për t’i zbardhur abuzimet dhe keqpërdorimet me teste shkollore, mospërmbushjen e detyrimit ligjore të Ministrisë së Arsimit për të siguruar tekste falas dhe për të justifikuar dyshimin se përse prindërit u detyruan të vrapojnë nëpër libraritë e qyteteve, e në disa nuk kishte të tilla e të vrapojnë nga një qytet në tjetër për të siguruar tekstet shkollore, të cila ishin siguruar falas vite me parë, e që tash është detyrim ligjore. Ky dështim duhet të zbardhet me abuzimet dhe keqpërdorimet tjera”, ka shtuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika