Haxhiu: Jemi duke punuar ta shtojmë buxhetin për institucionet e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është duke punuar ta shtojë buxhetin për institucionet e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Në seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për angazhimet e Qeverisë në reformën në drejtësi, ku ka theksuar rëndësinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar për ta shtuar buxhetin për institucionet e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë është shprehur se qeveria është duke punuar me “duar të pastra” dhe se sipas saj nuk do të tolerojë keqpërdorime.

“Theksojmë nevojën për profilizim më të madh të policëve, prokurorëve e gjyqtarëve. Si Qeveri jemi duke punuar të shtojmë buxhetin për institucionet e drejtësisë, me qëllim që ata të kenë mundësi të luftojnë edhe veprat e tjera. Është e rëndësishme që sot institucionet e Kosovës janë të pakorruptuara, kemi qeveri me duar të pastra që nuk toleron keqpërdorime dhe adreson secilën shkelje që mund ta gjejmë”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se është e shqetësuar me rritjen e rasteve të dhunës në familjes, teksa ka theksuar se këto raste nuk janë duke u raportuar sa duhet.

“Jam po aq e shqetësuar sikurse qytetarët me rritjen e rasteve të dhunës në familje. Ende vlerësoj se një përqindje e vogël po raportojnë dhunën. Kemi ndërmarrë disa veprime, kemi miratuar strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje, kemi ofruar mbrojtje juridike për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka thënë se synimi i qeverisë është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe sipas saj puna e qeverisë është fokusuar që Kosova të ketë drejtësi të pavarur dhe efikase.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika