Haxhiu: Jemi të vetëdijshëm për rolin destruktiv të Serbisë

Albulena Haxhiu ka thënë se tashmë, Kosova ka kuptuar pengesat që Serbia po i bën në rrugën drejt antarësimit në Këshillin Evropian

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është më se e vetëdijshme për rolin destruktiv të Serbisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

E ftuar në Debat Plus, ministrja Haxhiu, ka thënë se deklaratat e  presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë qenë aspak befasuese sepse tashmë, ajo pretendon që Kosova është familjarizuar me një veprim të tillë nga ana e Serbisë.

“Jemi të vetëdijshëm për rolin destruktiv të Serbisë”, ka thënë Haxhiu, gjersa ka shtuar se pavarësisht veprimeve të pritshme të Serbisë, Kosova duhet të fuqizojë pozitën e saj ngase nuk është parë asnjëherë më serioze sesa tani.

Sipas Haxhiut, periudha e marrëveshjes e cila pretendohet të jetë shkelur nga Kosova, tashmë ka skaduar duke qenë se ishte marrëveshje një vjeçare e që datonte që nga koha e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Vuçiq për mediat serbe kishte thënë se me këtë iniciativë të marrë së fundi, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, edhe pse siç dihet se pika që i referohet kryeministri serb ka skaduar vitin e kaluar.

Ndikues tjetër drejt synimit të Kosovës, sipas Haxhiut, është edhe Rusia.

“Rusia ka humbur rolin e saj”, ka thënë ajo, gjersa ka theksuar se fuqizimi i dikurshëm i saj si një ndër vendet anëtare, do të kishte ndikim në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithëse Kosova ka shtete mbështetëse dhe në të njëjtën kohë, edhe shtete të cilat nuk e njohin, Kosovës i duhet dy të tretat e votave për të qenë një ndër vendet anëtare.

Haxhiu ka folur edhe për atë që analistët e Debat Plus e quajnë “mosbalancim” i mardhënieve ndërkombëtare si shkak i vizitave të Kurtit në ShBA.

“Vizita e Kurtit do të jetë e gjatë”, ka thënë ajo, gjersa ka theksuar se për prioritet, Kosova do të ketë lobimin e raporteve me shtetet mbështetëse.

Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu ishte emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika