Haxhiu: Kërkojmë drejtësi për gratë edhe raste të tilla të mos dëgjojmë më kurrë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të raportojnë dhunën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

 





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në hapjen e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” i ka shprehur ngushëllimet  e saj ndaj familjes së gruas së vrarë të premten e 25 nëntorit  në Prishtinë.

Sipas saj, vrasja e gruas të premten në mëngjes nga bashkëshorti i saj ishte një tronditje për të gjithë por ajo ka thënë se raste të tilla nuk duhet të përsëritën më edhe për këtë do të punojmë të gjithë në shumë më shumë.

“Nga këtu kërkojmë drejtësi për gruan e vrarë sot, por edhe gjitha grave të tjera … [edhe uroj] që raste të tilla të mos dëgjojmë më kurrë”, ka bërë thirrje Haxhiu.

Sipas saj, dhuna në familje është e dënueshme dhe nuk guxon të tolerohet.

“Dhuna e përsëritur nuk është raportuar, dhunuesve u kemi dhënë edhe një mundësi për një tjetër viktimë. Gjatë këtij mandati qeverisës kemi hartuar strategjinë, kemi miratuar ligjin për ndihmë juridike falas. Së fundmi kemi miratuar edhe ligjin për kompensimin”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të raportojnë dhunën. Ajo shtoi se çdo grua e vajza duhet të ecë rrugëve pa frikë nga ngacmimi dhe sulmi.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika