Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Pas arrestimit të të gjashtë të dyshuarve për zhdukjen e 11-vjeçares përgjatë muajit qershor të këtij viti, Ministrja Haxhiu ka thënë se më e pakta do të ishte dorëheqja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit që asokohe trajtonte çështjen e saj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se më e pakta që do të duhej të ndodhte pas arrestimit të gjashtë personave të dyshuar për zhdukjen e 11-vjeçares përgjatë muajit qershor, do të ishte dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit i cili ishte i ngarkuar me çështjen e zhdukjes së saj përgjatë atij muaji.

Një reagim i tillë i ministres Haxhiu vjen pas arrestimit të të gjashtë të dyshuarve për zhdukjen e 11-vjeçares. Ky arrestim u realizua përgjatë të premtes së 2 shtatorit.

“Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera”, ka shkruar Haxhiu, në Facebook.

Gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar me dyshimin se ata janë përfshirë në zhdukjen e 11-vjeçares e cila së fundmi, ishte raportuar se ishte dhunuar nga 5 persona, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Arrestimi i tyre është realizuar të premten.

Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, që të gjashtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Njëherësh, hetimet janë duke vazhduar.

Një vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga disa persona për orë të tëra në Prishtinë. Rasti pretendohet se nisi në një park të qytetit, ku tre persona fillimisht e ngacmuan me fjalë 11-vjeçaren, e më pas edhe nisën dhunimin ndaj saj.

Zhdukja e 11-vjeçares në qershor, arrestohen 6 persona të dyshuar

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika