Haxhiu “krenohet” me miratimin e ligjit për KPK-në i cili u kritikua nga BE-ja

"Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial - me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”, ka thënë Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas votimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) duke thënë se tashmë do ketë eliminim të koorporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill.

Haxhiu nuk i përmendi kritikat dhe rekomkandimet e BE-së, por vetëm u shpreh se do ketë rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem.

“Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka thënë tutje se ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese teksa ka shtuar se mbetet e përkushtuar në rrugën reformuese për një sistem llogaridhënës e profesional.

“Ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar në rrugën tonë reformuese, për një sistem llogaridhënës e profesional, të besueshëm dhe të pandikueshëm, e të qasshëm për të gjithë qytetarët”, ka vijuar Haxhiu.

BE kishte thënë se Kosova nuk kishte kërkuar opinion përcjellës nga Komisioni i Venecias, përkundër faktit se me vendosjen e Komisionit Parazgjedhor, plotësim/ndryshimet parashikojnë një strukturë të re institucionale për emërimin e anëtarëve joprokurorë.

BE kishte rekomanduar që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj, derisa kishin theksuar: Andaj, BE-ja përsërit rekomandimin e vet të fortë që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj. BE-ja thekson më tej me shqetësim se përkundër këshillave dhe mbështetjes sonë të vazhdueshme që i kemi dhënë qeverisë dhe komisioneve përkatëse të Kuvendit, komentet tona nuk janë marrë parasysh, duke përfshirë ato në lidhje me rritjen e pluralizmit dhe pavarësisë së Komisionit Parazgjedhor për të siguruar përafrimin me standarde evropiane.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika