Haxhiu: Kushdo që shpallet fajtor për dhunë në familje dhe seksuale do të marrë dënimin plotësues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se që nga muaji janar i këtij viti janë raportuar rreth 2000 raste të dhunës në familje.

Haxhiu vlerëson se numri i rasteve është edhe më i madh, por që mungon raportimi shkak i mungesës së besimit në institucione dhe rrethanave të tjera.

“Gjatë periudhës nga janari deri tani konsiderohet se janë rreth 2000 mijë raste të dhunës të cilat janë të raportuara, ne si institucione po punojmë që secili rast i dhunës të raportohet pra edhe përkundër faktit që statistikat janë të larta unë konsideroj që ka ende rast që nuk po raportohen për shkak të mungesës së besimit në institucione apo arsyeve dhe rrethanave të tjera”, ka thënë Haxhiu, raporton EO.

Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka bërë ndryshime në Kodin Penal, ku do të ashpërsohen dënimet për dhunën në familje dhe dhunën seksuale, ku kushdo që shpallet fajtor për këto vepra, do të marrë dënimin plotësues.

“Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve që i ka bërë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës ka ashpërsuar dënimet për vepra penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale. Në këtë rast pas ndryshimeve që kemi bërë kushdo që shpallet fajtorë për veprën penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale do ta merr edhe dënimin plotësues që do t’i pamundësohet punësimi në institucionet publike dhe në anën tjetër kandidimi në pozita publike nëse në nivelin lokal apo në nivelin qendror”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika