Haxhiu: Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politikë nuk po gjejnë qetësi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raçi.

Haxhiu ka thënë se Zejnullahu-Raçi është “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

“Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket të jetë ‘viktima’ e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas tij, Pranvera ka dhënë dorëheqje, por “Bordi i ShSKUK-së që keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë”.

“Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit. Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politikë nuk po gjejnë qetësi. Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm”, ka vijuar tutje Haxhiu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika