Haxhiu: Listat e veteranëve duhet të pastrohen

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që duhet të bëhet rivlerësimi i veteranëve dhe pjesë e kësaj liste të mbeten vetëm veteranët e vërtetë

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu

Lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet sa më shpejtë, në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos pësojnë si pasojë e atyre që përfitojnë nga ky status, është shprehur ministrja Haxhiu.

Ajo ka thënë që do të donim t’i kishim 60-të mijë veteranë, por nuk i kemi.

“Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60-të mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20-të mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60-të mijë veteranë luftëtarë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo më tej ka shtuar që është koha që veteranët e vërtetë të trajtohen siç e meritojnë.

“Për shkak të këtij numri të fryrë e të madh, që është bërë komplet për vota në të kaluarën, ne nuk po mundemi që nevojat reale që i kanë veteranët luftëtar t’ua plotësojmë. Është koha e fundit kur duhet t’i trajtojmë seriozisht dhe siç duhet ata që kanë dhënë gjithçka që Kosova sot me qenë e lirë”, ka u shpreh Haxhiu në “RTK Prime”.

Ajo ka thënë që kjo çështje do të zgjidhet me fillimin e një procesi të ri për rivlerësimin e veteranëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika