Haxhiu me akuza ndaj KPK-së: S’do të heqim dorë nga reforma, pavarësisht interesat e kujt mund t’i prishim

Se nuk do të heqin dorë nga reforma e vetingut në sistemin e drejtësisë e në sistemin prokurorial pavarësisht interesat e kujt mund t’i prishin deklaroi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, teksa drejtoi akuza ndaj Këshillit të Prokurorial të Kosovës (KPK).

Sipas saj, në krye të KPK-së ka prokurorë në “pozita të larta janë ata që e kanë mbytë sistemin prokurorial”.

“Sikur ta kishim Këshillin Prokurorial në nivel të detyrës, nuk kishim pasë nevojë për vetingun në sistemin e drejtësisë, sepse është Këshill si mekanizëm që e përmirëson sistemin prokurorial. Është si mekanizëm që përmes mekanizmave i disiplinon prokurorët të cilët i kanë shkulur detyrat e tyre.

Mirëpo këtë s’e kemi, Këshilli Prokurorial i ka mbyllë sytë përballë shkeljeve të prokurorëve. Është e vërtetë që ka prokurorë që janë të mirë, por fatkeqësisht në pozita të larta janë ata që e kanë mbytë sistemin prokurorial. Prandaj është e rëndësishme reforma e vetingut. Prandaj është e rëndësishme reforma në Këshillin Prokurorial. Prandaj nuk do të heqim dorë nga kjo reformë, pavarësisht interesave të kujt mund t’i prishim”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika