Haxhiu mirëpret mbylljen e grupit “Albkings”: Për viktimat do të mbetet traumë jetësore

".."Albkings" mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore", ka shkruar Haxhiu në Facebook

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur mbylljen e grupit “Albkings” dhe arrestimin e shtatë personave të përfshirë në këtë rast.

Haxhiu ka thënë se rasti “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për viktimat do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”. “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut, institucionet e kanë për obligim që të mos lejojnë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale në forma të ndryshme t’i shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.

“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera t’i shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka theksuar Haxhiu.

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka njoftuar se janë arrestuar gjithsej shtatë persona deri më tani për rastin “Albkings”.

Në konferencë për media u bë e ditur se përfundimisht ky grup është mbyllur, edhe pse disa herë ishte rihapur pas mbylljes.

Tutje, nga prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati, u bë e ditur se fazat e hetimit do të fillojnë edhe në pista të tjera, pasi dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe vepra tjera penale.

Rasti “Albkings”, shtatë persona të arrestuar deri më tani

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika