Haxhiu në takim me ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për Vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu në takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka diskutuar për progresin e arritur në realizmin e procesit të Vettingut, duke informuar gjithashtu edhe për veprimet tutje në adresimin e kësaj reforme në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të hënën ka pritur në një takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Në takim me të kanë diskutuar për reformën në drejtësi, arritjet e deritashme si dhe hapat tutje të këtij dikasteri për realizmin e objektivave.

Ministrja Haxhiu ka njoftuar për së afërmi ambasadorin Davenport për progresin e arritur në realizmin e procesit të Vettingut, duke informuar gjithashtu edhe për veprimet tutje në adresimin e kësaj reformë përmbajtjësore.

Në njoftimin e MD-së thuhet se reforma në Sistemin Prokurorial, Byroja Shtetërore për Konfiskimin Civil, adresimi i dhunës në familje dhe ngritja e mekanizmave ligjor në ketë drejtim, sikurse edhe bashkëpunimi me OSBE në aktivitetet e muajit mars, me fokus ndërgjegjësimin shoqëror e institucional kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore, ishin po ashtu tema të trajtuara në këtë takim.

“Është diskutuar edhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë me institucionet tjera të drejtësisë si Këshillin Gjyqësor, atë Prokurorial e të tjerë, të cilat përmes adoptimit të një plani të përbashkët të veprimit, do të adresonin nevojën e ndryshimeve të tjera ligjore për përmirësimin e llogaridhënies, performancës, disiplinimit dhe transparencës në drejtësi. Bashkëpunimi me OSBE-në mbetet përherë i vlefshëm dhe se i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika