Haxhiu nënshkruan vendimet për hapjen e zyrave noteriale në gjashtë komuna

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar vendimet për hapjen e zyrave noteriale në Malishevë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Kaçanik dhe Istog. Haxhiu ka njoftuar se kanë zgjedhur gjashtë noterë që të ofrojnë shërbime noteriale në komunat e caktuara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar vendimet për hapjen e zyrave noteriale në Malishevë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Kaçanik dhe Istog.

“Me ndryshimet në Ligjin për Noterinë është krijuar mundësia e hapjes së zyrave noteriale nga noterët ekzistues, prej të cilëve i kemi zgjedhë gjashtë, ashtu që të njëjtit, përveç zyrave në territorin e komunës ku janë emëruar, të ofrojnë shërbime noteriale edhe në gjashtë komunat pa noterë për të cilat i kemi caktuar”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se noterët e caktuar për qëllimin e ofrimit të shërbimeve noteriale në territorin tjetër, do të ofrojnë këto shërbime të paktën një ose dy ditë në javë dhe kjo do të vlejë për periudhën kalimtare deri në kompletimin e shërbimit noterial në komunat e mbetura pa noterë.

Sipas ministres së Drejtësisë “kjo zgjidhje optimale do të lehtësojë në masë të madhe qasjen e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve noteriale dhe do të mënjanojë shpenzimet e udhëtimit në komunën tjetër, si dhe vështirësitë e tjera, pasi që këto shërbime nga tash e tutje do të ju ofrohen në komunën e tyre”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika