Haxhiu: Nga kjo mazhorancë e papërgjegjshme po bëhen dy muaj prej se Trusti është pa bord

Bekim Haxhiu, PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në seancën e së enjtes në Kuvend ka kritikuar Qeverinë se ka mungesë të udhëheqësve nëpër institucione.

Haxhiu ka thënë se bëhen dy muaj prej se Trusti është pa bord, teksa e ka quajtur mazhorancën të papërgjegjshme për shkak se nuk votoi dy herë projektligjin për Trustin.

“Po bëhen gati dy muaj që trusti është pa bord, pa menaxhim të kontributdhënësve pensionalë të Kosovës, kjo mazhorancë e papërgjegjshme e rrëzoi dy herë projektligjin për trustin, tash sillet me padituri duke rrezikuar mjetet e Trustit”, ka thënë Haxhiu.

Ai i ka bërë kërkesë Qeverisë që të trajtojë projektligjin për trustin dhe reformën pensionale, sepse sipas tij po vazhdojnë të thellohen edhe më shumë humbjet në trust.

“Asnjë veprim i qeverisë për të kthyer në kuvend projektligjin për pensionet dhe reformën”, ka vijuar ai.

Ndryshe, në këtë seancë në rend dite janë shtatë pika dhe në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për Prokurorin e Shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika