Haxhiu ngul këmbë në procesin e Vettingut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë që mungesa e Vettingut do shkaktonte veprime serioze në luftën ndaj krimit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në mungesë të vettingut nuk do mund të ndërmirren veprime serioze në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Në të kaluarën, sidomos në rastin e veteranëve kemi pasur hapur ndikime te prokurori Elez Blakaj, i cili fatkeqësisht u detyra të lëshojë vendin dhe largohet nga Kosova. Por me qeverinë tonë s’do të ketë situata apo rrethana që një prokuror apo gjyqtar kërcënohet për lëndën që po e trajton”, kishte thënë ministrja.

Haxhiu ka shprehur zhgënjimin e saj në dështimin e institucioneve të drejtësisë për rastet kur niveli i krimit dhe korrupsionit është rritur. Ajo ka thënë se ata janë të përkushtuar në zbatimin e reformave, në kuadër të agjendës evropiane.

“Për Ministrinë e Drejtësisë janë dymbëdhjetë masa që i kemi gjatë këtij viti që të përmbushen. Prej tyre janë përmbushur pesë, kanë mbetur edhe shtatë në përpushje, por kemi afat deri në dhjetor. Nëse përcjellim trendin, jam e bindur se të gjitha obligimet që ne kemi në raport me agjendën evropiane, planin kombëtar për zbatimin e MSA-së do t’i zbatojmë me sukses brenda afateve kohore”, tha ajo.

Agon Batusha,  deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, shprehu interesim në çështjen e liberalizimit të vizave për të cilën Ministrja Haxhiu nuk dha asnjë afat kohor mirëpo, dialogu me Francën do të vazhdojë në përpjekje për t’i bindur se meritojnë një gjë të tillë.

Gjatë këtij raportimi, Haxhiu reagoi edhe mbi mospjsëmarrjen e deputetëtëve opozitarë.

“Më vjen shumë keq që opozita nuk e shfrytëzoi një mekanizëm që është i rëndësishëm siç është mbikëqyrja parlamentare. Pasi përmes këtij mekanizmi ata kërkojnë llogari për veprimet tona”, tha ajo.

Komisioni miratoi edhe disa projektligje nga fushë veprimtaria e tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika