Haxhiu: Numri i madh i rasteve të dhunës seksuale, kambanë alarmi për institucionet

“Për fat të keq të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve te dhunës seksuale nëse marrim statistikat nga janari deri shtatori në vitin 2023 janë 74 raste të ekzaminuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore te dhënat gjithashtu tregojnë një numër ne rritje konsiderueshme te fëmijëve që janë të mbijetuar të kësaj forme dhunës krahasuar me numrin e të rriturve", ka deklaruar ministrja Haxhiu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) lanson projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me këtë rast ka thënë se kanë ndërmarrë një varg reformash ligjore që e adresojnë këtë çështje.

“Për gjatë këtyre dy viteve mandat kemi iniciuar dhe zbatuar një seri reformash ligjore e financiare të cilat adresojnë ngacmimet, por edhe dhunën seksuale dhe fuqizojnë politikat e parandalimit. Protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale që për herë të parë Republika e Kosovës e ka miratuar një dokument të tillë është një nga dokumentet më të rëndësishme që është hartuar në bashkëpunim me partnerët organizata përfshirë edhe organizatën KRTC që në fakt trajton formën e rëndë, shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut që është edhe dhuna seksuale”, ka thënë Haxhiu.

Por, sipas saj, shqetësuese mbetet fakti i rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve. Ajo ka konfirmuar se nga janari janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, 74 raste të dhunës seksuale.

“Për fat të keq, të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve te dhunës seksuale nëse marrim statistikat nga janari deri shtatori në vitin 2023 janë 74 raste te ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore te dhënat gjithashtu tregojnë një numër ne rritje konsiderueshme te fëmijëve që janë të mbijetuar të kësaj forme dhunës krahasuar me numrin e të rriturve”, ka vijuar ajo, raporton EO.

Ky numër kaq i madh i rasteve e sidomos te të miturit, sipas ministres është kambanë alarmi për të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë e të ndërmarrin masa.

“Rastet e dhunimit  seksual të raportuar ndër vite, janë kambanë e fuqishme alarmi për të gjitha institucionet tona për Ministrinë e Drejtësisë, Qeverinë për institucionet e drejtësisë, policinë për organizatat po ashtu dhe prandaj duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe një zëri të luftojmë kundër stereotipave gjinore”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika