Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ministra të korruptuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur “indinjatën” e saj duke thënë se në Kosovë ekziston një opozitë pa kauzë, pa plane e pa strategji.

Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ministra të korruptuar.

Ajo funksionimin e opozitarëve e ka quajtur “palaqo”.

“Nuk kemi nevojë për leksione prej jush, përveç se me iu thënë se jeni opozitë pa kauzë, pa plan, fatkeqësisht për ne si qeveri është fatkeqësi me pas një opozitë pa plan, pa strategji, e cila çka t’i del gjatë ditës diçka e bën temë në Kuvendin e Kosovës, ju kështu jeni, kjo është fatkeqësi për ne, sepse ne do të donim një qeveri tjetër jo kështu si palaqo qysh po funksiononi. Është tepër e rëndësishme të theksohet një gjë, në qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar… s’ka më ministra të korruptuar, s’ka më ministra që kërkon favore… nuk ka  më ministra që bëhen milionerë veç duke qenë në pozitën e ministrit’, tha ajo.

Haxhiu i ka akuzuar opozitarët se të njëjtit janë bërë ”milionerë” duke qenë në qeveri.

“Tash kur njerëzve të cilëve në ball iu është shkruar sa kanë qenë në qeveri, japin këshilla si të luftohet korrupsioni, çka të them këtu. Po flasim pak edhe për zgjedhjet. Kur të doni shkojmë në zgjedhje, shpërndajeni kuvendin sepse janë disa mënyra si shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme… Rrëzimi nuk mund të bëhet sepse qeveria e ka shumicën. Dorëheqja s’ka arsye të bëhet sepse Qeveria po iu shërben interesave të qytetarëve. Ka mbetur e treta, shpërndajeni kuvendin dhe shkojmë e matemi në zgjedhje”.

Po ashtu, ajo thekson se pajtohet se Kosova ende ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar, për faktin se nuk mjafton vetëm puna e Qeverisë, por duhet edhe puna e institucioneve të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika