Haxhiu: Partitë opozitare nuk janë të interesuara për konsistuimin e Kuvendit, po tentojnë vonimin e saj

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendojse, ka hedhur kritika ndaj partive që votuan kundër miratimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka fajësuar partitë e opozitës sepse ato “nuk e kanë hall Listën Serbe por Kurtin dhe Vetëvendosjen”. Ajo tutje tha se si Lëvizje Vetëvendosje i kanë kryer obligimet ligjore por opozita nuk ishte e interesuar për konsistuimin e Kuvendit dhe po tentojnë vonimin e saj.

Në konferencë për media, Haxhiu tha se është “shqetësuese” bojkotimi i votimit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve nga partitë e opozitës.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes ishte I gatshëm  që të jetë e pranishme pra me presence fizike në séance, për votimin e Komisionit për verifikimin e Mandateve dhe betimin e deputetëve, pra secili prej nesh ashtu siq e kërkon rregullorja e Kuvendit si dhe vazhdimi tutje I procedurave. Siç e keni pare, ndodhi situate e paprecedent, ku opozita nuk e votojë raportin e Komisionit për verifikimin e korumit dhe mandateve. Situatë që nuk ka ndodhur në të kaluarën, opozita e refuzoi votimin e këtij komisionit. Ndonëse gjithçka ishte në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në vend. Shqetësuese se kjo opozitë nuk tha asnjë fjalë asnjëherë kundrejt Listës Serbe, as në KQZ as në kohën kur folej për regjistrimin e Partive Politike. Kanë hall Albin Kurtin, kryeministrin dhe kreun e LVV-së. Nuk kanë hall ndaj Listës Serbe, nënkryetari I seciles subject politik, ka bërë sulm terrorist , ku u vra një polic I Kosovës. Asnjë fjalë ndaj tyre, asnjë vendim kundër tyre, kanë hall Vetëvendosjen, kanë hall Kreun, Albin Kurti. Ne si Kabinet i kemi kryer gjitha obligimet që kemi pasur, sipas ligjit dhe kushtetutës. Opozita nuk ishin të interesuar për konsistuimin e kuvendit, po tentoijnë vonimin e konsistuimit të Kuvendit”, deklaroi Haxhiu.

Ndërsa, Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje e cilësoi të panevojshme “krizën” e shkaktuar nga opozita me mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.

Abrashi tha se opozita është duke mbajtur qëndrim politik dhe jo të arsyeshëm.

“Ndonëse i njoftuam për dorëheqjen si akt formal, kjo nuk ka qenë megjithatë e mjaftueshme për opozitën. Por kemi të bëjmë me një qëndrim politik. Opozita shkaktoj bllokadë të institucioneve. Ky njoftim që sot u është shpërnda është bërë për nevojat e informimit të anëtarëve të këtij komisioni. Ata shkaktuan këtë krizë të panevojshme”, tha ai.

Ndryshe, Seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afër dy orë punime.

Deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Partitë opozitare argumentuan se anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, kanë dorëzuar dorëheqjen.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se do ta njoftojnë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika