Haxhiu pas takimit me gratë e Drenasit: Na u konfirmua rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetjes ekonomik

"Duke qenë se shumë nga këto vajza dhe gra kishin përfituar nga masat e marra nga qeveria, si bursat për vajzat në STEM, shtesat për fëmijë dhe lehona dhe masat e tjera të kësaj natyre edhe njëherë na u konfirmua rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetjes ekonomike"

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur një takim me disa gra të Komunës së Drenasit, ku kanë diskutuar për sfidat dhe problemet e përditshme dhe palët për mundësit e së ardhmes.

Pas këtij takimi, Haxhiu ka thënë se iu është konfirmuar rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetje ekonomike.

“Në Drenas, dje pasdite, bashkëbiseduam për masat e ndërmarra për pavarësimin e fuqizimin ekonomik të grave, për sfidat dhe problemet e përditshme dhe për planet e mundësitë e së ardhmes.

Duke qenë se shumë nga këto vajza dhe gra kishin përfituar nga masat e marra nga qeveria, si bursat për vajzat në STEM, shtesat për fëmijë dhe lehona dhe masat e tjera të kësaj natyre edhe njëherë na u konfirmua rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetjes ekonomike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika