Haxhiu: Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara po humbin vlerën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pasurisë së sekuestruar po i humb vlera, teksa ka kërkuar që ligji për byronë të miratohet sa më shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konsideron brengë të madhe që shumë prej pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara “po mbesin me vite të tëra si të tilla dhe po e humbin vlerën”.

Këto komente ajo i bëri në tryezën e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), ku u diskutua mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional në këtë drejtim, me qëllim të fuqizimit të Agjencisë, shkruan KP.

Sipas saj, ligji për Byronë Shtetërore, i cili ndodhet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, do të mundësonte që gjithë kjo pasuri e konfiskuar dhe e sekuestruar të ndahet për grupet e margjinalizuara dhe institucionet.

“Jam optimiste që Ligji për Byronë do të mundësojë që e gjithë pasuria që nuk mund të arsyetohet të konfiskohet. Është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave”, deklaroi ajo.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, theksoi se përdorimi i mjeteve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale që janë konfiskuar dhe sekuestruar për të ndihmuar komunitetet, është një ide e mirë.

Ai theksoi se konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurisë është një vegël efektive për të luftuar krimin, sepse marrja e këtyre aseteve ilegale sipas tij godet në zemër kriminelët dhe aktivitetet e tyre.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Enver Krasniqi, tha se kanë zhvilluar aktivitet intensiv, përfshirë bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese.

Sipas tij, vendimet për konfiskim kanë qenë në 60% në favor të konfiskimit dhe për vlerën monetare kanë qenë më të mëdha për 30%.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika