Haxhiu: PDK-ja i ka ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën plumba, VV-ja e kundërshtonte – tash po ndërton shtëpitë e serbëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kritkuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për mosveprim dhe për propagandë lidhur me situatën në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Haxhiut, asnjë parti politike në Kosovë nuk ka bërë më shumë për veriun se PDK-ja, duke theksuar se kjo parti ka ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në atë zonë, edhe nën plumba.

“Nuk ka parti politike në Kosovë, e cila ka bërë më shumë për veriun sesa PDK-ja. Nuk ka bërë propagande, ka bërë veprime… PDK-ja nuk ka bërë kësi reklama, i ka ndërtuar shtëpitë në pjesën veriore nën plumba. Ka miliona euro investim, deri në rrugë më të thella në pjesë veriore… me udhëheqjen e kryetar Veseli ka filluar projekti ‘Ndihmo edhe ti’ për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore”, ka thënë Haxhiu në “FIVE” të Dukagjinit.

Haxhiu kritikoi partinë në pushtet duke thënë se ata dikur protestonin kundër ndërtimit të shtëpive për shqiptarët në veri.

“A dini që këta që sot janë në pushtet kanë protestuar mos me u ndërtu shtëpitë e shqiptarëve në pjesën veriore. Kanë thënë në dëshirojmë siguri, jo më na ndërtu shtëpitë, kanë grumbulluar njerëzit në veri. Kanë penguar, s’kanë qenë të gatshëm. Krejt VV-në bashkë më bë, nuk mundesh me mbledh një euro që e kanë dhënë për rindërtim e shtëpive të shqiptarëve.

I kanë ndarë 4 milionë për rindërtimin në pjesën për serbët, ende as 10 shtëpi nuk i kanë ndërtuar për shqiptarët, propagandë po, shtëpia me themel e me kulm jo asnjë”, ka shtuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika