Haxhiu: Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq

Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t'i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Blic Interview për RTV Dukagjinin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas njoftimit të saj për paraqitjen e një padie ndaj një qytetari për të cilin ka thënë se është tallur me postimin e saj për tentim dhunimin e një 14-vjeçareje, ka thënë se pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.

Kështu është shprehur ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook. Haxhiu të hënën e pesë shtatorit kishte paralajmëruar se do ta lajmëronte në polici personin në fjalë, dhe se sipas saj personat e tillë duhet të ndiqen penalisht.

“Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, Haxhiu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook kishte bërë të ditur se të hënën e pesë shtatorit një burrë e ka njoftuar në ministrinë që ajo udhëheq se në dhjetor të vitit 2021, ka pasur një tentim për dhunimin e vajzës së tij 14-vjeçare.

“Sot, prindi i një vajze 14-vjeçare erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që, në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14-vjeçare”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se emri i personit të dyshuar për këtë vepër dihet, por ai nuk është dënuar dhe vazhdon të jetë i lirë.

“Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë”, ka shtuar Haxhiu.

Ky raportim vjen në vazhdën e shumë raportimeve të tjera që po ndodhin si pasojë e rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë, për të cilin rast është organizuar një protestë në Prishtinë të mërkurën e 31 gushtit nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika