Haxhiu për Faton Hajrizin: Shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe qindra mijëra qytetarë të Kosovës, ishin të pranishëm në varrimin e Faton Hajrizit, të cilit iu dha lamtumira e fundit.

Deputeti u shpreh se Hajrizi ishte personi i parë shqiptar që shkoi nga Kosova dhe vrau një serb në territorin e Serbisë.

Sipas tij deri tek ky rast , të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë.

“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit,  së bashku me  mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!Pusho në paqe Faton! Ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit,” ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika