Haxhiu për gërmimet në Prekaz: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi, që i takon kohës së luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas gërmimeve në Prekaz të Skenderajt, janë gjetur mbetjet mortore të një individi

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas gërmimeve në Prekaz të Skenderajt, janë gjetur mbetjet mortore të një individi, që i takon kohës së luftës.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe të identifikimit mjekoligjor.

“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë, ekipet hetimore të mjekësisë ligjore përsëri kanë hasur në mbetje mortore/eshtra në Prekaz të Skenderajt.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar zbulimin, duke shtuar se ekziston dyshimi se këto eshtra potencialisht u përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

“Edhe sot ekipet kanë hasur në eshtra (mbete mortore) që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur në Prekaz të Skenderaj”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

Më 9 nëntor, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz të Skenderajt, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që thuhet se, gjithashtu, mund të jenë të personave të zhdukur.

Mbetjet mortore të një personi të gjetura më 9 nëntor, dyshohet se është vrarë në masakrën e Polacit, ndërsa kërkimet nga ekipet e mjekësisë ligjore, të policisë dhe të prokurorisë së EULEX-it po vazhdojnë me shpresën se trupat e viktimave të tjera të vrarë gjatë luftës.

Përveç në Kosovë, gërmimet për gjetjet e personave të zhdukur gjatë luftës, tashmë kanë rinisur edhe në Serbi, në lokacionin Shtavajl.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, kryesuesi i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili thotë se tashmë ekipet e Kosovës kanë nisur punën atje.

Shteti serb kishte ndërprerë gërmimet në Serbi gjatë vitit 2021 në këtë vend dhe që atëherë, institucionet e Kosovës kishin kërkuar që të lejoheshin gërmimet në vendet ku dyshohet të ketë varreza masive, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Në Kosovë janë ende mbi 1 mije e 600 persona të zhdukur që nga përfundimi i luftës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika