Haxhiu për Raportin e Progresit: Kosova nuk kritikohet për ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se për dallim nga herëve të tjera Kosova nuk është kritikuar nga Raporti i Progresit për ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë





Pas pranimit të Raportit të Progresit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar duke thënë se “për dallim nga raportet e viteve të tjera, në Raportin për vendin të publikuar dje, Kosova nuk kritikohet për ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë”.

Përveç pikave pozitive, Haxhiu ka folur edhe për ato negative siç është ngecja apo funksionimi i ngadaltë i sistemit të drejtësisë.

“Raporti evidenton ngecje në sistemin e drejtësisë sidomos me funksionimin e ngadaltë dhe me mungesën e rezultateve te rastet e korrupsionit të lartë”, ka thënë ajo.

Tutje, Haxhiu ka folur edhe për “reformat e nisura” të cilat sipas saj do të garantojnë suksese dhe pavarësi të sistemit gjyqësor.

“Reformat që kemi nisur, do të garantojnë sistem të pavarur, efikas e funksional të drejtësisë. Ndryshimet ligjore që i kemi bërë dhe mekanizmat që do të themelohen do të garantojnë luftim të korrupsionit e krimit të organizuar”, ka thënë ajo.

Kritika por edhe vlerësime përmban Raporti i Progresit për Kosovën i hartuar nga Komisioni Evropian për sivjet, i cili pritet të miratohet të mërkurën.

Përmbajtjen e këtij drafti aktual e ka raportuar Evropa e Lirë, sipas të cilit, Kosova vlerësohet se ka bërë disa përparime.

Mirëpo në shumicën e rasteve progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se nevojitet më shumë punë.

Në këtë draft, Kosova vlerësohet për përshtatjen e qëndrimeve të saj me BE-në sa i përket agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Komisioni Evropian edhe sivjet përsërit qëndrimin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Mirëpo kësaj radhe, në dokument theksohet se ekziston një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me çështjen e vizave.

Pashmangshëm në draftin e raportit i është bërë vend edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Aty përmenden takimet e rregullta mes kryenegociatorëve dhe ai i 18 gushtit ndërmjet dy liderëve. Pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime janë pjesë e draftit po ashtu.

Megjithatë nga të dyja vendet kërkohet urgjentisht arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika