Haxhiu për rastin Brezovica: Çdo dyshim për ndërhyrje në procesin hetimor duhet të hetohet si vepër penale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për “ndërhyrjet flagrante” në rastin e njohur Brezovica.

Me anë të një postimi  në Facebook, ka theksuar se hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

“Pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale”, ka thënë Haxhiu.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt”, shtoi ajo.

Ndryshe, Rasim Maloku, prokurori i rastit të njohur si “Brezovica”, ka thënë se nuk janë të kënaqur me vendimet e Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit për disa të pandehur me këtë rast, por që nuk kanë mundësi tjetër pos të zbatojnë ato vendime.

Ai për Betimi për Drejtësi ka theksuarse siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale si Prokurori vlerësojnë mënyrën me të drejtë për secilin të pandehur dhe cilat raste ata mund të pengojnë ose ndikojnë në procedurë penale dhe se kanë të pandehur që janë me masa alternative dhe jo me masën e paraburgimit.

Ndryshe, një muaj paraburgim u ishte caktuar shtatë të arrestuarve të fundit për rastin “Brezovica 6”, në mesin e tyre edhe Berat Lahut të Vetëvendosjes.

Vetëvendosja e ka suspenduar atë nga pozita aktuale, por edhe nga partia, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat, dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet, anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për Dukagjinin.

Gjatë operacionit “Brezovica 6” janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve.

Ndërsa, shtatë të arrestuarit në këtë aksion dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”,  “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika