Haxhiu për subvencionimin me tekste: Dëmtimi i buxhetit të shtetit është mbi gjashtë milionë euro

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të MASHT-it, për subvencionimin me tekste shkollore, duke thënë se po dëmtohet buxheti i shtetit me mbi 6 milionë euro

Bekim Haxhiu, PDK

Bekim Haxhiu deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për subvencionimin e pindërve me nga 80 euro për paisje me tekste shkollore.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, thotë se po dëmtohet buxheti i shtetit sepse gati mbi 6 milionë euro më shumë po shpenzohen për blerjen e librave.

“Gjithësej 10,915,260€ do t’i kushtoj Buxhetit të Kosovës blerja e librave me vendimin dhe metodologjinë e përcaktuar nga Ministria e Arsimit. Këto shpenzime janë si pasojë e dështimit të MASHT të sigurojë blerjen e librave me 4.8milon euro. Dëmtimi i Buxhetit të Kosovës është mbi 6 milion euro dhe për këtë dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi penale”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu në postimin e tij ka bërë edhe disa kalkulime duke u bazuar në të dhënat e MASHT-it, dhe Agjencisë Statistikore të Kosovës (ASK).

Së fundi ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka publikuar edhe disa statistika ku thuhet se deri më tash për subvencionimin me tekste shkollore kanë aplikuar 11:800 prindër ose kujdestar ligjorë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika