Haxhiu raporton në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar

Ministrja Haxhiu të martën do të raportojë në Komisionin Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të martën e 27 dhjetorit do të raportojë në Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Ky raportim do të bëhet në Kuvendin e Kosovës duke filluar në ora 09:00.

Të martën e 20 dhjetorit është konstituuar Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, apo i njohur edhe si Komisioni i Vettingut, në mbledhjen konstituive të Komisionit ad-hoc.

Detyrë e këtij Komisioni do të jetë administrimi i gjithë procesit të vettingut në drejtësi. Në këtë takim u diskutua lidhur me planin e veprimit të Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Kujtim Shala derisa shpalosi hapat që duhet ndërmarrë theksoi se për planin e punës duhet të presin një draft nga administrata dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Komisioni për Legjislacion brenda 5 ditëve i miraton dhe i dërgon për seancë propozimet. Amendamentet miratohen me 2/3 përfshirë edhe komunitetet jo shumicë. Ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi pas miratimit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka shprehur gatishmërinë për këtë proces me qëllim për t’i dhënë vendit një sistem efikas të drejtësisë.

“Duhet të fillojmë me hartimin e amendamenteve kushtetuese, por mendoj qe duhet ta ndërtojmë një plan të punës. Pasi që ta hartojmë dhe për sa kohë qe Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosë ende, ta shfrytëzojmë kohën të punojmë në draft ligjin. Ne jemi të vetëdijshëm për procedurën. Derisa Gjykata Kushtetuese nuk ka afat të caktuar të shqyrtimit. Jam dakord për bashkëpunimin e te gjithë aktereve gjë që e pasuron këtë proces”, tha ai.

Kurse, deputetja nga radhët  e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se do të japin kontributin e tyre si parti për punë efikase për këtë proces të cilin e ka kërkuar edhe PDK-ja.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica ka theksuar se për procesin e vettingut nuk ka kohë për të humbur.

“Mendoj që është tejet e rëndësishme ta dimë se si ne do ta fitojmë votën e listës serbe. Duhet te marrim çdo hap që ta marrim votën nga Lista Serbe, që fatkeqësisht na duhet”, tha ajo.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Dimal Basha nuk u pajtua me emërtimin e këtij komisioni.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika