Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.
Haxhiu përnes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që reciprocitetin na bën të jemi vend normal.
“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar ministrja.
Ndërkaq për arritjen e kësaj marrëveshje ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i cili ka thënë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar për dokumentet identifikuese.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.
We have a deal.
Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.
(1/2)
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
Ndryshe kjo marrëveshje iu lejon serbëve në Kosovë dhe gjithë qytetarëve e tjerë të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.