Haxhiu: S’do ketë asnjëherë bosnjëzim të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjëherë bosnjëzim të Kosovës.

Ajo, në një intervistë për emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se në të kaluarën e kanë kundështuar marrëveshjen e vitit 2013-të, duke thënë se ajo përbën shtet brenda shtetit.

Sipas saj, formimin e Asociacionit e kishin ndalur sa ishin në opozitë me gaz lotsjellës.

“Nuk do të ketë marrëveshje që do ta bosnjëzojë Kosovën. E kemi kundërshtuar Zajednicën, marrëveshjen e 2013-tës, sepse gjashtë prej pikave kishin qëllim e krijimit e një entiteti serb që do të bëhej shtet brenda shtetit, me kompetenca ekzekutive. Falë protestave tona, qoftë jashtë apo brenda kuvendit përmes metodave si gazi lotsjellës, e kemi ndaluar atë marrëveshje të dëmshme”, tha ajo.

Ajo theksoi se qëndrimi i saj për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

“Marrëveshja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, ju e dini që Kushtetuesja marrëveshjen e vitit 2015 ka thënë se 23 nene janë shkelur të Kushtetues. Nuk do të ketë mekanizëm që do të shndërrohej në një shtet brenda shtetit. Qëndrimi është i njëjtë, edhe pse jemi në rrethana që drejtojmë qeverinë, kemi trashëguar marrëveshje mjaft të dëmshme”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika