Haxhiu: Serbia kriminale po organizon provokime me qëllim të destabilizimit të situatës në veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Serbinë për organizimin e provokimeve në veri të Kosovës, duke synuar destabilizimin e situatës me anë të rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të vendit, ka deklaruar se ky akt është një provokim i organizuar nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri të Kosovës.

Po ashtu, Haxhiu ka kërkuar përgjigje nga faktorët ndërkombëtarë për aktin e Serbisë.

“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç. Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që policët të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

Po ashtu, ajo ka theksuar se me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës, Serbia tregon se nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet, por për destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Kelani ka thënë se njësitet e tjera të policisë kanë shkuar për asistencë për ndihmë të tre zyrtarëve policorë, por me të shkuar në vend të ngjarjes, ata nuk janë parë më aty.

Ai e ka demantuar raportimin nga Serbia se zyrtarët policorë janë pjesë e njësisë speciale, sipas tij, ata janë vetëm patrullues kufitarë.

Sipas tij, ata kanë qenë në një pikë statike për ta penguar kontrabandën nga Serbia.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika