Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale, kërkon reformimin e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në takim me përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, ka thënë se këto qendra duhet të reformohen

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, në takim me përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka pritur në takim përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale në Kosovë.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se është diskutuar për sfidat e Qendrave për Punë Sociale “me ç’rast nga përfaqësuesit e tyre u prezantua gjendja në Qendrat për Punë Sociale në Kosovë dhe në organizimin e shërbimeve sociale përgjithësisht”.

Haxhiu ka kërkuar që të thellohet bashkëpunimi ndërinstitucional, të ngritet cilësia e shërbimeve të ofruara si dhe të reformohen ato.

“…Ministrja Haxhiu kërkoi të shtohet bashkëpunimi ndërinstitucional në ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale, por edhe reformimin e tyre, si dhe adresimin e nevojave për përmirësimin dhe avancimin e kornizës ligjore për shërbimet sociale pas kalimit të tyre nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në njoftim, po ashtu thuhet se ministrja Haxhiu ka theksuar rëndësinë e pritjes dhe trajtimit të mirë të qytetarëve që u ofrohen shërbime sociale, duke kërkuar rritjen e standardeve profesionale të zyrtarëve të këtyre qendrave, por edhe duke shprehur gatishmërinë në adresimin e rekomandimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve për fuqizimin e Qendrave për Punë Sociale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika