Haxhiu takon homologun danez, flasin për ratifikimin e marrëveshjes për hapësirat e burgut në Gjilan

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim homologun danez, Peter Hummelgaard, me të cilin ka diskutuar për ratifikimin e marrëveshjes për hapësirat e burgut në Gjilan, e cila pritet të shqyrtohet në seancën plenare më 15 shkurt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të martë ka pritur në takim homologun danez, Peter Hummelgaard, në Ministrinë e Drejtësisë.

Siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, gjatë diskutimeve, fokus kryesor ishte rëndësia e ratifikimit të Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e hapësirave të burgut në Gjilan.

Nga muaji korrik, sipas njoftimit, marrëveshja ka mbetur pa u ratifikuar për shkak të bllokimit nga opozita me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Haxhiu ka njoftuar se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese, si dhe për rekrutimin e stafit shtesë.

Marrëveshja pritet të diskutohet dhe votohet në seancën plenare të datës 15 shkurt nga deputetët.

“Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika