Haxhiu takon shefin e zyrës së BE-së, diskutojnë për vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në takim me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog ka diskutuar për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimin e dhunës në familje dhe krimet e luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë.

“Me theks të veçantë diskutuam për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, dhe krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, ministrja Haxhiu kishte thënë se përmbyllja e procesit të vettingut dhe funksionalizimi i një institucioni siç është Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika