Haxhiu: Të shqiptohen dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rastit të fundit të sulmit seksual ndaj një vajze në Pejë

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas rastit për tentim dhunim ndaj një vazje në Pejë, ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual.

Sipas saj, ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Po ashtu, ajo ka thënë se “të njëjtat do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë”.

Kujtojmë se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 27 shtator derisa viktima femër në fjalë, ka qenë duek ecur në qendër të qytetit, ku është tentuar të dhunohet nga F.B, i cili të premten është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, rasti është bërë publik nga vet viktima në rrjetin social Facebook, duke bashkangjitur edhe videon e tentim dhunimit seksual.





E tmerrshme, një vajzë tentohet të dhunohet në qendër të Pejës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika