Haxhiu thotë se refuzon të jetojë në një shoqëri ku gratë dhe vajzat shihen si qytetare të dorës së dytë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se refuzon të jetojë në një shoqëri ku gratë dhe vajzat shihen si qytetare të dorës së dytë. Ajo ka bërë thirrje që normat shoqërore që shpesh arsyetojnë dhunën, të luftohen dhe secili institucion përgjegjës ta kryej obligimin që ka

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj në konferencën “Zbatimi i Konventës së Stambollit, përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për përgjigje gjyqësore efektive”, ka thënë se refuzon të jetojë në një shoqëri ku gratë dhe vajzat shihen si qytetare të dorës së dytë.

Haxhiu është shprehur e bindur që nëse ka përbashkim forcarsh, atëherë do të ketë sukses në përpjekje tona për barazi.

“Si qytetare e këtij vendi, si grua, si nënë dhe si ministre, refuzoj të jetoj në një shoqëri ku gratë dhe vajzat shihen si qytetare të dorës së dytë, prandaj po angazhohem që ta thyej këtë mentalitet patriarkal. Jam e bindur që nëse ka përbashkim forcarsh, atëherë do të kemi sukses në përpjekje tona për barazi dhe respekt të dinjitetit. Bëj thirrje që normat shoqërore që shpesh arsyetojnë dhunën, të luftohen dhe secili institucion përgjegjës ta kryejë obligimin që ka”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ministrja ka thënë se çdo viktimë që potencialisht mund të jetë e dhunuar në të ardhmen, duhet ta dijë që e ka mbështetjen e plotë institucionale dhe shoqërore.

“…Secila viktima që potencialisht mund të jetë e dhunuar në të ardhmen, duhet ta dijë që ka mbështetjen institucionale dhe shoqërore, sepse kjo ndihmon në raport të dhunës dhe jo në heshtje dhe në parandalim të këtyre rasteve, gjithnjë nëse vendimet ndaj dhunuese janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë tutje ministrja.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika