Haxhiu udhëton për në Hagë, nuk pranohet nga Thaçi e Veseli për takim

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, të martën e 29 marsit do të udhëtojë drejt Hagës, atje pritet të takohet me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-komandantin, Rexhep Selimi.

Ndonëse vullneti i saj qëndron që të takohet me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët po akuzohen në Hagë, ajo nuk është pranuar për takim nga ish-presidenti Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse Gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, ka thënë ministrja Haxhiu për RTV Dukagjini.

Ndërsa, zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva, ka theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar nga agjenda e 28 marsit.

“Ministrja sot do të udhëtojë për në Hagë. Nuk ka ndonjë ndryshim të agjendës nga dita e djeshme. Vullneti i ministres Haxhiu mbetet për t’i takuar secilin, pa dallim, për t’u njohur më për së afërmi, përmes tyre, lidhur me qëndrimin dhe trajtimin e tyre nga Gjykata Speciale, në Hagë”, ka thënë Pireva.

Takimin e Haxhiut me Thaçin e Veselin e kishte vënë në pikëpyetje edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një emision televiziv kishte shprehur dyshime nëse dyshja do të pranojë takimin me Haxhiun.

Kjo sepse, të njëjtit, nuk e kishin pranuar takimin me zëvendësminsitrin, Blerim Sallahu.

“Shpresoj se do të pranojnë ta takojnë ministren”, kishte thënë Kurti.

Ministrja Haxhiu gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ish-nënkryetarin Nasim Haradinaj si dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.

“Deri tani është e qartë se Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën” ka thënë Pireva.

 

Këtij delegacioni i është bashkangjitur edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi dhe deputeti nga Lëvizja Përparimtare e Romëve në Kosovë, Erxhan Galushi.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të cilët gjenden në Hagë, po akuzohen se, të njëjtit, kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.

Ata po akuzohen se në mes të marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999, kishin kryer krime të luftës kundër njerëzimit, duke ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i keqtrajtuar, torturuar dhe zhdukur.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’)”, thuhet në aktakuzë.

Sipas kësaj aktakuze, “ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”.

Ndryshe, Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë.

E njëjta vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika