Haxhiu viziton familjen e 35-vjeçares: S’do të lëmë gurë pa lëvizur për zbardhjen e rastit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës tek familja e së ndjerës që u vra në oborrin e QKUK-së nga burri i saj, ka thënë se përveç ngushëllimeve iu është zotuar që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë deri në zbardhjen e rastit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar të dielën për vizitë tek familja e gruas 35-vjeçare pas tragjedisë që i ndodhi, ku së bashku me fëmijën ende të palindur, ditë më parë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga ish-bashkëshorti saj, Sokol Halili.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu në një prononcim për Telegrafin u zotua që nuk do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Po, së bashku me kabinetin dhe deputetë ishim tek familja e të ndjerës Hamides, për ngushëllime. Dhimbje e madhe si për familjen ashtu edhe për ne. Përveç shprehjes së ngushëllimeve, u zotova që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë dhe nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave të ndëshkohet për këtë”, është shprehur Haxhiu.

Telegrafi ka siguruar fotografitë nga vizita e Haxhiut tek familja e të ndjerës në Lipjan.

Ajo ka shtuar se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e suspenduar.

“Siç e keni parë dje janë suspenduar 4 zyrtarë, ata do të procedohen edhe penalisht. Jemi në pritje të raporteve nga QPS dhe inspektorati shëndetësor”, ka shtuar Haxhiu.

Inspektorati Policor i Kosovës, dje bëri të ditur se nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).

Kujtojmë se, menjëherë pas rastit tragjik, policia ishte vënë në kërkim të ish-bashkëshortit, por të premten në ditën kur po varrosej 35-vjeçarja, bëri vetëvrasje.

31-vjeçari aktin e vetëvrasjes e kreu në katin e dytë të shtëpisë së tij, e cila ishte e rrethuar nga zyrtarë policorë që po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej. Por, ai i vendosur që të mos binte në duart e zyrtarëve policor, shkrepi plumbin në kokën e tij.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika