Haxhiu viziton Ferdonije Qerkezin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë urimin e parë të festës së Fitër Bajramit në qytetin e Gjakovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se ka vizituar gruan e hekurt, Ferdonije Qerkezin.

“Urimin e parë të Fitër Bajramit, me nanën Ferdonije!”, ka shkruar ajo.

Në natën e 27 marsit të vitit 1999, forcat serbe kishin hyrë në shtëpinë e saj dhe kishin marrë burrin e saj, Halimin, si dhe katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.

Trupat e 2 djemve të saj Artanit, djalit të madh, dhe Edmondit, djalit të vogël, janë gjetur në lokacione të ndryshme në vitin 2005 në Kosovë.

Shtëpia muze e familjes Qerkezi ka mbetur një ndër dëshmitë e krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika