Haxhiu viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Takim emocionues dhe domethënës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në një vizitë dyditore në Hagë ka takuar ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se në një vizitë dyditore në Hagë ka zhvilluar takim me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim.

Në një postim në Facebook, Haxhiu thotë se secili takim me ish-krerët e UÇK-së ishte sa emocionues, po aq edhe shpresëdhënës se drejtësia do të fitojë.

“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfojë dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë”.

Në këtë vizitë, Haxhiu ishte i shoqëruar nga Nuredin Lushtaku, me të cilin takuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Sali Mustafën.

“Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika