Në një linjë të drejtpërdrejt në FIVE në RTV Dukagjini ka folur Violeta Haxholli nga KDI për raportin e kësaj organizate lidhur me monitorimin përkatësisht për 5 mijë mungesat e deputetëve në seancat të Kuvendit për gjatë vitit 2024.
Gjatë legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës ajo ka thënë se si KDI kanë nxjerr disa elemente gjatë monitorimit të tyre.
“Mungesat janë një nga aspektet të cilat i kemi analizuar, padyshim janë shumë, siç do ta shihni edhe në raport, rreth 32% e këtyre mungesave janë të partisë Lista Serbe e cila ka bojkotuar Kuvendin që nga korriku i vitit 2022. Ndërsa e dyta është partia në pushtet[Lëvizja Vetëvendosje] çuditërisht e cila ka bërë një numër të madh të mungesave”, ka thënë ajo.
Tutje Haxholli ka thënë se më problematike se mungesat zyrtare ishte mungesa e kuorumit që vazhdimisht ka munguar në seanca.
“Kur kemi shikuar listat zyrtare të evidencës ku janë regjistruar deputetët në fillim të seancës, në çdo listë për çdo seancë në fillim kanë figuruar mbi 90 deputetë. Kjo do të thotë që deputetët janë regjistruar në listën e nënshkrimit por pastaj kanë braktisur seancat në mes duke shkaktuar mungesë të kuorumit”, ka thënë ajo.
Ajo më tej ka thënë se kjo praktikë duhet të ndërpritet dhe për këtë në legjislaturën e re, Kuvendi duhet të marrë masa.
Sipas raportit të KDI-së, rreth 35% e seancave si mungesë e kuorumit kanë prodhuar vazhdim të seancave.
“Thuajse asnjë seancë nuk ka arritur të filloj dhe të përfundoj deri në fund”, ka thënë Haxholli.