Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, zyrtarisht ka njoftuar se është pensionuar nga detyra ndërkombëtare në moshën 31-vjeçare.
Sulmuesi luajti në të tre ndeshjet e Grupit F, por nuk shënoi pasi Belgjika mundi Kanadanë, humbi ndaj Marokut dhe luajti një barazim pa gola me Kroacinë për të përfunduar në vendin e tretë.
Penisionimi i Hazard vjen pas performancës turpëruese të Belgjikës në Katar 2022, ku u eliminuan qysh në fazën e grupeve, shkruan Evening Standard.
Lidhur me tërheqjen e tij nga detyra për të luajtur për kombëtaren, Hazard ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, që ka bërë të ditur pensionimin e tij nga detyra ndërkombëtarë dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.
“Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Vazhdimi është gati. Një faqe kthehet sot. Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për gjithë këtë lumturi të ndarë që nga viti 2008.Do të më mungosh”, shkroi Hazard në rrjetin social Instagram.
Hazard ishte kapiten i Belgjikës dhe po largohet nga Belgjika pas 14 vjetësh, përgjatë karrierës ndërkombëtare u paraqit në 126 ndeshje mes viteve 2008 – 2022, periudhë në të cilën ai shënoi 33 gola.
Njoftimi i 31-vjeçarit shënon fillimin e fundit të të ashtuquajturit ‘Brezi i Artë’ i Belgjikës.
Ndryshe, suksesi më i madh i Hazardit me Belgjikën ishte vendi i tretë në Botërorin e vitit 2018 të mbajtur në Rusi.