Haziri akuzon Kurtin: Para popullit s’ka bërë asgjë ndërsa para deputetëve “zbulon tradhtarët”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,  ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte përpjekur që marrëveshjen e Ohrit ta kamuflonte si ndryshim të marrëveshjes së periudhës 2013-2015.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka theksuar se Kurti, me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, “para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë”.

“Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë kaNë takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë. Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015”, shkroi Haziri.

Haziri shtoi se për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës.

“Pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti. Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika